3 vende të lira pune në Bau Market

Bau Market është kompani lider i shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake.

 

Shpall konkurs për 3 vende të lira pune “Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)”

 

Pozita 1
Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)
Profesioni: Inxhinier i elektros
Sektori: Eklektikë, automatike dhe pajisje elektronike

 

Pozita 2
Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)
Profesioni: Inxhinier i makinerisë
Sektori: Ujësjellës, Kanalizim, Ngrohje, Ventillim dhe Klimatizim

 

Pozita 3
Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)
Profesioni: Arkitekt
Sektori: Ndërtim / Meremetim

 

Kompania: Bau Market Sh.p.k
Raporton: CEO
Departamenti: Mbështetja teknike e produktit
Lokacioni: Prishtinë

 

Përshkrimi i vendit të punës:
Specialisti teknik i produktit (TPS) është pozitë në shërbim të shitjes në radhë të pare, duke i ndihmuar atyre në kuptimin sa më të mirë të specifikave teknike te produktit dhe duke i mbështetur gjatë takimeve me blerës. Po ashtu TPS këshillon dhe ndihmon blerësit që të bëjnë zgjidhjen e duhur konform kërkesave te tyre specifike. Në të njëjtën kohë TPS mbështet dhe këshillon departamentin e blerjes që të përzgjedhin produktet adekuate, konform kërkesave te tregut, dhe kërkesave strategjike te zhvillimit te Bau Market.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Njohuri specifike për produktet ne sektorin përkatës;
  • Njohuri teorike dhe praktike për aplikimin e produktit;
  • Demonstrim praktik dhe teorik se si një produkt i plotëson nevojat e klientit;
  • Mbështet sektorin e shitjeve gjate takimeve me klientë;
  • Jep informata dhe mbështet shitjen me pakicë që të përfitojnë njohuritë teknike te produktit
  • Mbështet departamentin e blerjes për marrjen e vendimeve për produkte te reja
  • Ofron i shërbime ndaj klientëve pas shitjes ne mbështetje te produkteve;
  • Punon me klientët ekzistues qe te ju ndihmoj te përfitojnë me shume nga produktet qe kane blere;
  • Demonstrim i produkteve, shërbimeve ne forme trajnimi ndaj shitëseve, ekipeve punuese profesionale dhe kompanive investuese;
  • Mban trajnime te rregullta me shitësit dhe i informon ata për veçoritë teknike te produktit
  • Ndjek trajnime rreth produkteve aktualë dhe produkteve te reja ;
  • Analizon produktet aktuale dhe propozon produkte te reja ne sektorin e blerjes;

 

Njohurite dhe shkathtësitë:

  • Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Te ketë shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante;
  • Njohja e gjuhës angleze në nivel të avancuar është obligative (njohja e gjuhëve tjera është përparësi);
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

Dokumentet e kërkuara   

CV në format Evropian
Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara.
Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.

 

Konkursi do të jetë I hapur deri më datë  04/12/2019.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.