Vende të lira pune – Bau Market Prizren

Bau Market është kompani lider i shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake.
Bau Market po zgjeron rrjetin e pikave shitëse me pikën e re në Prizeren. Për këtë qëllim kompania ka hapur konkurs për vende të lira pune si më poshtë:

 

Menaxher sektori (5 vende të lira pune):
* Vegla Pune & Kopsht
* Elektrikë
* Ujësjellës dhe Kanalizim & Ngrohje dhe Ventilim
* Material Meremetues & Ndërtimor
* Paisje Shtepiake

 

Përshkim i vendit të punës:
Përgjegjësi i sektorit është staf kyç në strukturën e përgjithshme të BauMarket-it. Ai është përgjegjës kryesor për performancën e sektorit respektiv. Bënë planifikimin dhe organizmin e porosive, merr pjesë në përcaktimin e targeteve dhe punon për arritjen e tyre. Kujdeset për avancimin profesional të personelit të tij dhe merr pjesë në matjen e performancës së tyre. Merr pjesë aktive në përzgjedhjen e produkteve promocionale.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:
* Planifikon shitjet dhe merr pjesë aktive në buxhetimin e tyre;
* Kujdeset që i gjithë personeli e kanë kuptuar strategjinë e shitjes, targetet dhe objektivat tjera;
* Njeh artikujt dhe strukturën e tyre. Njehe marzhat dhe kujdeset që shitjet të bëhen konform strategjisë shtesë të BauMarket-it.
* Menaxhon kohën e tij dhe të stafit personelit të tij ashtu që punët të kryhen me kohë dhe të arrihen objektivat;
* Kujdeset që personeli po merr njohuritë e domosdoshme për punë në sektorin e tij dhe kujdeset që secili prej tyre të ngrisë njohuritë profesionale;
* Të këtë aftësi të punoj në ekip, të ketë qasje konstruktive ndaj kolegeve;
* Të ketë aftësi të mira komunikimi, sjellje korrekte dhe të tregoi integritet të lartë ndaj blerësit;
* Të ketë aftësi dhe tipare të udhëheqësit/liderit. Të dijë të organizoj personelin dhe të ketë besimin e tyre;
* Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të BauMarket;
* Të komunikoj në mënyrë të vazhdueshme me sektorin e blerjes.

 

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:
* Të këtë shkollimin/trajnimin që i përket fushës së shitjes dhe sektorit specifik;
* Të këtë aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
* Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në shitje me pakicë apo punë të ngjashme;
* Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
* Të ketë njohuri të mira të produkteve për sektorin ku aplikon;
* Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër te huaj do jetë përparësi;
* Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
* Të ketë aftësi të mira analitike dhe numerike në zgjidhjen e problemeve.

 


 

Shitës në sektor:
*Vegla Pune & Kopsht (6 vende te lira pune)
*Elektrik & Shtëpiake (4 vende te lira pune)
*Ujësjellës dhe Kanalizim & Ngrohje dhe Ventilim (4 vende te lira pune)
*Material Meremetues & Ndërtimor (4 vende te lira pune)
*Pajisje Shtëpiake (3 vende te lira pune)

 

Përshkim i vendit të punës:
Shitës në sektor është pozitë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e sektorisitit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:
* Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e trageteve;
* Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;
* Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
* Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
* Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
* Të ekspozoj mallin dhe mirëmbaj hapësirat shitëse;
* Të ndaj përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj ne avancimin e stafit te ri;
* Të jetë gjithmonë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
* Të njoh sakte mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të BauMarket.

 

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:
* Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;
* Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
* Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
* Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
* Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
* Të jetë i aftë të punoj në ekip
* Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
* Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

 

Dokumentet e kërkuara:
* CV në format Evropian
* Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
* Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara

 

Vërejtje
* Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
* Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu *Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. Shembull: Përgjegjës sektori Vegla Pune, Shitës sektori Elektrike, etj…
* Konkursi do jete i hapur deri me datë 28 shkurt 2020