3 vende të lira pune

Bau Market është kompani lider i shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake.

 

Titulli:
Bau Market shpall konkurs për 3 vende të lira pune “Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)”

 

Pozita 1
Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)
Profesioni: Inxhinier i elektros
Sektori: Eklektikë, automatike dhe pajisje elektronike

 

Pozita 2
Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)
Profesioni: Inxhinier i makinerisë
Sektori: Ujësjellës, Kanalizim, Ngrohje, Ventillim dhe Klimatizim

 

Pozita 3
Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)
Profesioni: Arkitekt/Ndërtimtar
Sektori: Ndërtim / Meremetim

 

Kompania: Bau Market Sh.p.k
Raporton: Menaxherit të logjistikës
Departamenti: Mbështetja teknike e produktit
Lokacioni: Prishtinë

 

Përshkrimi i vendit të punës:
Specialisti teknik i produktit (TPS) është pozitë në shërbim të shitjes në radhë të pare, duke i ndihmuar atyre në kuptimin sa më të mirë të specifikave teknike te produktit dhe duke i mbështetur gjatë takimeve me blerës. Po ashtu TPS këshillon dhe ndihmon blerësit që të bëjnë zgjidhjen e duhur konform kërkesave te tyre specifike. Në të njëjtën kohë TPS mbështet dhe këshillon departamentin e blerjes që të përzgjedhin produktet adekuate, konform kërkesave te tregut, dhe kërkesave strategjike te zhvillimit te Bau Market.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Njohuri specifike për produktet ne sektorin përkatës;
• Njohuri teorike dhe praktike për aplikimin e produktit;
• Demonstrim praktik dhe teorik se si një produkt i plotëson nevojat e klientit;
• Mbështet sektorin e shitjeve gjate takimeve me klientë;
• Jep informata dhe mbështet shitjen me pakicë që të përfitojnë njohuritë teknike te produktit
• Mbështet departamentin e blerjes për marrjen e vendimeve për produkte te reja
• Ofron shërbime ndaj klientëve pas shitjes ne mbështetje te produkteve;
• Punon me klientët ekzistues qe te ju ndihmoj te përfitojnë me shume nga produktet qe kane blere;
• Demonstrim i produkteve, shërbimeve ne forme trajnimi ndaj shitëseve, ekipeve punuese profesionale dhe kompanive investuese;
• Mban trajnime te rregullta me shitësit dhe i informon ata për veçoritë teknike te produktit
• Ndjek trajnime rreth produkteve aktualë dhe produkteve te reja ;
• Analizon produktet aktuale dhe propozon produkte te reja ne sektorin e blerjes;

 

Njohuritë dhe shkathtësitë:
• Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;
• Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
• Te ketë shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante;
• Njohja e gjuhës angleze në nivel të avancuar është obligative (njohja e gjuhëve tjera është përparësi);
• Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
• Të jetë i aftë të punoj në ekip
• Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
• Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

 

Dokumentet e kërkuara
• CV në format Evropian
• Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
• Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara.

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën hr@bau-holding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 30 prill 2021.

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.