Vend i lirë pune – Operator/e në qendrën e thirrjeve

Pozita
Operator/e në qendrën e thirrjeve

Kompania
Bau Market Sh.p.k

Raporton
COO

Lokacioni primar i punës
Prishtinë

Përshkrimi i vendit të punës:
Pozita në operator në Call Center është shumë e rëndësishme ne procesin e funksionimit të Bau Market.
Detyre kryesore e kësaj pozite është të trajtoj të gjitha kërkesat e klientëve si dhe të i drejtoj ato për një zgjidhje sa me të shpejt të mundshme.

Detyrat dhe përgjegjësitë
Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shërbimit si dhe trajtimit të gjitha kërkesave;
Të jetë në dijeni të plotë për secilën kërkese ku ta drejtoje;
Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi;
Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për klientin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
Të pranoj mesazhet online nga klientët dhe te adresoj tek sektori përkatës
Të mbaj evidenca për çdo kërkesë drejtuar Call Center
Thërret konsumatorët për njoftime, ofertat te ndryshme

Njohurite dhe shkathtësitë
Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;
Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
Të jetë i aftë të punoj në ekip
Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

Dokumentet e kërkuara
CV në format Evropian
Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@bau-holding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 14.12.2020.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.