Vend i lirë pune – Agjent i Shitjes – BAUDEPO Shitje me shumicë

“Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të rrjetit të pikave shitëse dhe numrit të punëtorëve.
Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e një punëtori për pikën tonë të shitjes me shumicë në Miradi të Epërme.

Një vend i lirë pune:
Pozita:
Agjent i Shitjes – BAUDEPO Shitje me shumicë
Sektori professional –
Elektrikë

Përshkrimi i vendit të punës:

Shitës në sektor është pozitë shumë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e shitësit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Të kontriboj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e targeteve;
→ Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;

→ Të njohë blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;

→ Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjejë zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofrojë disa zgjidhje alternative;

→ Të kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;

→ Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;

→ Të ndajë përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj në avancimin e stafit të ri;
→ Të jetë gjithmonë i gatshëm të punojë edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
→ Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të “Bau Market”.

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Shitës sektori)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 30 Prill 2021

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.