“Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë
të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake,
është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të tij dhe kjo kërkon edhe rritjen
e numrit të punëtorëve.
Ky konkurs ka për qëllim
rekrutimin e 3 (tre) punëtorëve për pikën tonë të shitjes në Prizren.
Pozita:
Shitës në sektor
Një
(1) vend i lirë pune në sektorin si më poshtë:
→ Sektori
i Ujësjellësit
Pozita:
Shitës në sektor
Një
(1) vend i lirë pune në sektorin si më poshtë:
→
Sektori i Elektrikës
Përshkrimi i vendit të
punës:
Shitës në sektor është
pozitë shumë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e shitësit është
njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe
rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme menaxhimi
i stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→
Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e
targeteve;
→ Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në
veçanti të
mallit në sektorin e tij;
→
Të njohë blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
→
Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjejë zgjidhjen e duhur për blerësin apo të
ofrojë
disa zgjidhje alternative;
→
Të kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
→
Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
→
Të ndajë përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj në avancimin e stafit të ri;
→ Të jetë gjithmonë i gatshëm të punojë edhe në sektorët tjerë kur kjo
kërkohet;
→ Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme
të
“Bau Market”.
Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:
- Të ketë aftësi shumë të mira
komunikuese;
- Të ketë personalitet të qetë
dhe integritet të lartë;
- Shkollimi dhe trajnimet ne
fushën relevante do të kenë përparësi;
- Njohja e një gjuhe të huaj do
të jetë përparësi;
- Të jetë person që e kupton dhe
e respekton hierarkinë;
- Të jetë i aftë të punoj në ekip
- Të ketë aftësi të mira
organizative të kohës dhe prioriteteve
- Përvoja e ngjashme e punës do
jetë përparësi.
Pozita:
Shofer i kategorisë B
Një
(1) vend i lirë pune
Dokumentet e kërkuara:
→
CV në format Europian
→
Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale
→
Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara
për punë
Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë
kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e
detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po
aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Shitës sektori)
→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 30 Qershor 2021
Vetëm personat të cilët
plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.