Vende të lira pune – Bau Holding L.L.C.

“Bau Holding” L.L.C si kompani lidere në ndërtim, patundshmëri, konsulencë inxhinierike dhe zhvillim projekteshe, është në proces të vazhdueshëm të rritjes së numrit të të punësuarve.

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 2 (Dy) Praktikantëve M/F të fushës së Arkitekturës, të cilët do të kenë mundësi punësimi si punonjës të rregullt.

Punësimi i 1 (Një) Paraktikanti – Inxhinier i ndërtimtarisë, i cili do të ketë mundësi punësimi si punonjës i rregullt

Pozita: Arkitekt Praktikant

Dy (2) vende të lira pune në departamentin e Zhvillimit dhe Ekzekutimit të projekteve

Përshkrimi i vendit të punës:

“Bau Holding” L.L.C është duke kërkuar djem dhe vajza të reja të cilët janë apsolvent ose kanë përfunduar fakultetit e Arkitekturës. Të cilët kanë energji dhe vullnet për punë, janë kurioz për të zënë njohuri të reja dhe për të ndërtuar një karrierë të sukseshme.

Kandidatët duhet të jenë të interesuar për punë në teren, të kenë njohuri fillestare lidhur me ndërtimin, të kenë njohuri lidhur me përdorimin e softwerëve professional, dhe e preferueshme është njohja e gjuhës Angleze.

Vendi i punës do të jetë në Prishtinë, dhe kushtet tjera të punës janë në përputhje me Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Ndihmon projekt menaxherin në teren;

→ Përgaditja e 2D dhe 3D vizatimeve dhe prezantimi i tyre;

→ Përgaditja e dokumentacionit teknik të projekteve ideore, kryesore dhe zbatuese;

→ Printon dhe përgaditë dosjen e projekteve;

→ Bën matje të ndryshme të objekteve në teren;

→ Përgaditja e paramasave dhe parallogarisë për materialin e nevojshëm;

→ Raportim javor tek projekt menaxheri;

→ Të kontrollojë projektin e infrastrukturës dhe materialet, të cilat do të aplikohen;
→ Të kontrollojë ngjeshjet dhe mënyrën e vendosjes se instalimeve nëntokësore (dheut,

     zhavorrit, gypave, kabllove dhe pustave);
→ Të kontrolloj sasinë e nevojshme të materialit për muratim: të bëjë porosinë e materialit dhe

     të kontrolloj cilësinë e punës gjatë ndërtimit;

→ Të koordinohet me arkitektin për materialet të cilat do të aplikohen në objekte;
→  Të kontrolloj pjesën konstruktive;

→  Të kontrolloj detaje dhe elemente arkitektonike gjatë realizimit të projektit.

Pozita: Arkitekt – Inxhinier i ndërtimtarisë/ Praktikant

Një (1) vend i lirë pune në departamentin e Zhvillimit dhe Ekzekutimit të projekteve

Detyrat dhe përgjegjësitë:


→ Të kontrollojë projektin e infrastrukturës dhe materialet, të cilat do të aplikohen;
→ Të kontrollojë ngjeshjet dhe mënyrën e vendosjes se instalimeve nëntokësore (dheut,

     zhavorrit, gypave, kabllove dhe pustave);
→ Të kontrolloj sasinë e nevojshme të materialit për muratim: të bëjë porosinë e materialit dhe

     të kontrolloj cilësinë e punës gjatë ndërtimit;
→ Të koordinohet me arkitektin për materialet të cilat do të aplikohen në objekte;
→ Të kontrolloj pjesën konstruktive;
→ Të asistoj në punët administrative për realizimin e projektit;
→ Organizon fuqinë punëtore dhe makinerinë për realizimin e planit dinamik të paraparë për

     implementimin e projektit;
→ Të bëjë matjet dhe dokumentimin e punëve të përfunduara;
→ Të bëjë inspektimin e armimit;
→ Të bëjë porositë e betonimeve, dhe të kontrolloj cilësinë e betonit;
→ Të mbaj evidenca për planin dinamik dhe të përcjellë kohën dhe afatet;
→ Të përcjell kontratat me kontraktor;
→ Të kujdeset për sigurinë në punë, dhe pastërtinë e punishtes.

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt Praktikant)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 11 Korrik 2021

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.