Vende të lira pune – Bau Market Fushë Kosovë

“Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të tij dhe kjo kërkon edhe rritjen e numrit të punëtorëve.
Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 2 (dy) punëtorëve për pikën tonë të shitjes në Fushë Kosovë.


Pozita: Kamarier
Dy (2) vende të lira pune:

Përshkrimi i vendit të punës:
Pozita e Kamarier-it për Bau Market është një pozitë mjaftë kërkuese dhe atraktive për shkak se është në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me klientët tanë. Detyrë kryesore e kamarierit është shërbimi, pregaditja e porosive dhe mikëpritja e klientëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Shërben në bufen e Bau Market-it;
→ Kujdeset për pastrimin në banak si dhe në bufen e Bau Market-it;
→ Bën Porositë për produktet të cilat janë të nevojshme në bufen e marketit siç
mund të jenë: pijet e ndryshme, kafeja si dhe produkte të tjera të ngjajshme;
→ Shërben klientët, stafin administrativ, bashkëpunëtoret sipas kërkesave – porosive;
→ Të tregoj respekt dhe mirësjellje gjatë kontaktit me klient dhe stafin e Bau Market-it;
→ Raporton tek Menaxheri i Bau Market-it për punët dhe detyrat të cilat i kryen.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

• Të ketë përvojë pune
• Të zotëroj shkathtësi të mira komunikimi

Dokumentet e kërkuara:
→ CV në format Europian;
→ Referencat paraprake të punës;

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që në masë të madhe i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe që besojnë të jenë të gatshëm për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Kamarier)
→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 14 Gusht 2021
Vetëm personat të cilët plotësojnë kriteret sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.