Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e,
për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë
premtuese.
Për secilin që
mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij duke punuar pesë (5) ditë në
javë, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të
mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë
të aplikoni tani!
Pozitat e mëposhtme
janë të hapura për të gjitha njësitë e Bau Market në Kosovë
Pozita:
Shitës në sektor
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ T’i njoh të gjitha produktet bazike dhe plotësuese në Bau Market;
→ Të njoh procesin e shitjes dhe të ketë aftësi të
mira komunikuese;
→
Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;
Pozita: Arkatar/e,
Detyrat dhe
përgjegjësitë:
→ Realizon
pagesa duke përcjellë me kujdes çdo kupon fiskal dhe duke analizuar në
shpejtësi përputhshmërinë e kuponit fiskal me artikuj, si dhe numëron çdo
artikull;
→ Kontrollon
në brendi artikujt që janë të paketuar, çmimet në cdo produkt që kalon në arkë;
→ I
shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personi përgjegjës;
→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek
pozita më e lartë hiearkike
Pozita: Transportues – shofer
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Drejton
me automjetet për nevojat e kompanisë dhe sipas kërkesës së menaxherit të tij;
→ Përkujdeset
për automjetin, duke kontrolluar para çdo nisje gjendjen e motorit, filtrave,
gomave, sasisë së karburantit;
→ Shoferi
është i obliguar t’i respektojë rregullat e komunikacionit e në veçanti: Kontrollimi i gjendjes së mjetit para
nisjes, pastrimi i gomave para daljes në rrugë, respektimi i shpejtësisë,
kontrollimi për tahograf para nisjes, t’i ketë me vete dokumentet sipas
rregullave të trafikut, si dhe autorizimin e noterizuar;
→
Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;
Dokumentet
e kërkuara:
→
CV
→
Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
→
Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në
“subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po
aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkëtaret/e)
→
Ky konkursi do jetë i hapur deri më 10.03.2023. Njëri nga stafi ynë i Burimeve
Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju
presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të
përbashkët.