Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e,
për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë
premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
1 Vend i lirë pune, në Bau Market, Prishtinë
Pozita: Arkatar/e, një (1) vend i lirë pune
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Realizon pagesa duke përcjellë
me kujdes çdo kupon fiskal dhe duke analizuar në shpejtësi përputhshmërinë e
kuponit fiskal me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;
→ Kontrollon në brendi artikujt
që janë të paketuar, çmimet në cdo produkt që kalon në arkë;
→ I shërben çdo klienti që
kërkon ndihmë dhe i orienton tek personi përgjegjës;
→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë
hiearkike
→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;
Dokumentet
e kërkuara:
→ CV
→ Çdo dokumentacion i
cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arketare/e)
→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 08.09.2023. Njëri nga stafi ynë I Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.