Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e,
për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë
premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
3 Vende të lira pune, në Bau Market, Prizren
Pozita: Shitës në sektor,
dy (2) vende të lira pune
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Kujdeset që të arrihen targetet e vendosura të shitjeve;
→T’i njoh të gjitha produktet bazike dhe plotësuese në Bau
Market;
→ Të njoh procesin e shitjes dhe të ketë aftësi të mira
komunikuese;
→ Mban komunikime të
rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;
→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;
Pozita: Shofer
i kategorisë B, një (1) vend i lirë pune
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Kujdeset
që t’i furnizojë me mallra sipas kërkesës pikat e shitjes;
→ Është
përgjegjës për transportin e mallrave deri në destinacionet përkatëse sipas
kërkesës së përgjegjësit të sektoreve;
→ Drejton
me automjetet për nevojat e kompanisë dhe sipas kërkesës së menaxherit të tij;
→ Përkujdeset
për automjetin, duke kontrolluar para çdo nisje gjendjen e motorit, filtrave,
gomave, sasisë së karburantit;
→ Shoferi
është i obliguar t’i respektojë rregullat e komunikacionit e në veçanti: Kontrollimi i gjendjes së mjetit para
nisjes, pastrimi i gomave para daljes në rrugë, respektimi i shpejtësisë,
kontrollimi për tahograf para nisjes, t’i ketë me vete dokumentet sipas
rregullave të trafikut, si dhe autorizimin e noterizuar;
→
Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;
→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;
Dokumentet
e kërkuara:
→ CV
→ Çdo dokumentacion i
cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Shitës/e)
→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 08.09.2023. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.