Ndërtimi i qendrës korrektuese

Vendi:
Hajvali – Prishtinë

Emri i autoritetit kontraktues:
Ministria e Administratës Publike (MAP)

Vlera e përgjithshme e projektit:
6,339,831.14 € me aneks kontratë

Fillimi i projektit / mbarimi i projektit:
Tetor 2013/ Nëntor 2016

Numri i stafit të angazhuar për këtë projekt:
Për ekzekutimin dhe përfundimin e të gjitha punëve për këtë projekt afërsisht 180 persona ishin të angazhuar.

 

Përshkrimi i projektit:
Qendra e Paraburgimit ne Hajvali – Prishtine përfshinë kompleksin e objekteve si vijon:

Objekti i Paviloneve (Paviloni 1 me etazhitet -B+P+2, Paviloni 2 me etazhitet S+P+1).

Objekti i Administratës (P+1). Objekti i Vizitave (P+0).

Objekti i Portës Hyrëse (P+0).

Objekti i Pranim – Lirimit dhe Kontrolles (P+1)

Objekti Energjetik dhe Ngrohtorja (P+0).

Kullat Vrojtuese ne Lokacion 7 sosh.

Muri Rrethues nga Beton armeja qe rrethon Qendren e Paraburgimit me Hmes = 6.5m’ dhe gjatësi L= 740 m’.

Lokacioni i QPP-se përfshinë shëtitoret për të paraburgosurit, fushat sportive, rrugët e asfaltuara dhe hapësirat për gjelbërim te parapara sipas projektit.