36 vende te lira puna – Bau Market Podujeve

“Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të rrjetit të pikave shitëse.

Pika me e re e “Bau Market”, po hapet në Podujevë. Andaj ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e punëtorëve për këto pozita:

 Pozita: Përgjegjës sektori

  • Tre (3) vende të lira pune në kategoritë si më poshtë:
  • Sektori professional (Bau Pro)
  • Materiale meremetimi & ndërtimi dhe elektrika
  • Vegla pune & Sanitari
  • Sektori shtëpiak dhe kopshti (Bau Home)
  • Pajisje, vegla pune dhe aksesorë shtëpiak & kopsht

Përshkim i vendit të punës:

Përgjegjësi i sektorit është staf kyq në strukturën e përgjithshme të “Bau Market”. Ai është përgjegjës kryesor për performancën e sektorit respektiv. Bënë planifikimin dhe organizmin e porosive, merr pjesë në përcaktimin e targeteve dhe punon për arritjen e tyre. Kujdeset për avancimin profesional të personelit të tij dhe merr pjesë në matjen e performancës së tyre. Merr pjesë aktive në përzgjedhjen e produkteve promocionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikon shitjet dhe merr pjesë aktive në buxhetimin e tyre;
  • Kujdeset që i gjithë personeli e kanë kuptuar strategjinë e shitjes, targetet dhe objektivat tjera;
  • Njeh artikujt dhe strukturën e tyre. Njeh marzhat dhe kujdeset që shitjet të bëhen konform strategjisë shtesë të “Bau Market”.
  • Menaxhon kohën e tij dhe të personelit të tij, ashtu që punët të kryhen me kohë dhe të arrihen objektivat;
  • Kujdeset që personeli po merr njohuritë e domosdoshme për punë në sektorin e tij dhe kujdeset që secili prej tyre të ngrisë njohuritë profesionale;
  • Të këtë aftësi të punoj në ekip, të ketë qasje konstruktive ndaj kolegeve;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, sjellje korrekte dhe të tregoj integritet të lartë ndaj blerësit;
  • Të ketë aftësi dhe tipare të udhëheqësit/liderit. Të dijë të organizoj personelin dhe të ketë besimin e tyre;
  • Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të “Bau Market”;
  • Të komunikoj në mënyrë të vazhdueshme me sektorin e blerjes.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të këtë shkollimin/trajnimin që i përket fushës së shitjes dhe sektorit specifik;
  • Të këtë aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
  • Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në shitje me pakicë apo punë të ngjashme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë njohuri të mira të produkteve për sektorin ku aplikon;
  • Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër të huaj do jetë përparësi;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të ketë aftësi të mira analitike dhe numerike në zgjidhjen e problemeve.

Pozita: Shitës në sektor

  • Sektori professional (Bau Pro)
  • Materiale meremetimi & ndërtimi dhe elekrikë(Dy (2) vende të lira pune)
  • Vegla pune & Sanitari(Pesë (5) vende të lira pune)
  • Sektori shtëpiak dhe kopshti (Bau Home)
  • Paisje, vegla, aksesorë shtëpiak & kopsht(Nëntë (9) vende të lira pune)

Përshkim i vendit të punës:

Shitës në sektor është pozitë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e sektorisitit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e targeteve;
  • Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;
  • Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
  • Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
  • Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
  • Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
  • Të ndajë përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj ne avancimin e stafit të ri;
  • Të jetë gjithmonë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
  • Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të “Bau Market”.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

Pozita të tjera:

  • Kalkulant & Arkë administrative (Një (1) vend i lirë pune)
  • Arkatar (Tre (3) vende të lira pune)
  • Pranues malli (Një (1) vend i lirë pune)
  • Furnizues – shofer (Një (1) vend i lirë pune)
  • Transportues – shofer (Dy (2) vende të lira pune)
  • Pirunist – shofer (Një (1) vend i lirë pune)
  • Monitorim Sigurie (Dy (2) vende të lira pune)
  • Kamarier (Një (1) vend i lire pune)

Dokumentet e kërkuara:

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
  • Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.

  • Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailinhr@bauholding.eu 
  • Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Përgjegjës sektori: Vegla Pune & Sanitari, Shitës sektori Vegla pune & Sanitari, etj…)
  •  Konkursi do jetë i hapur deri me datë 12 mars 2021