Konkurs pune: Zyrtar i prokurimit dhe asistent ligjor

Pozita:
Zyrtar/e i prokurimit dhe asistent/e ligjor
Kompania:
Al Trade sh.p.k
Raporton:
Menaxherit te kontratave dhe prokurimit
Lokacioni primar i punës:
Veternik, Prishtinë
Lokacionet tjera:
Vend punishtet e kompanisë

Përshkrimi i vendit të punës:

Pozita e Zyrtares ligjore dhe Prokurimit ka këto qëllime :
* Përpilimin e kontratave, marrëveshjeve dhe dokumenteve tjera të kompanisë duke u bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës
* Përcjelljen e faqes zyrtare te e-prokurimit, të gjitha rregulloret dhe udhëzimet që lëshohen nga ky autoritet

Detyrat dhe përgjegjësitë:

* Identifikon shpalljet e projekteve ne baza ditore me interes për kompaninë ne faqen zyrtare e-prokurimi dhe faqe tjera apo gazeta.
* Ndihmon ne përgatitjen e dosjeve të tenderit për ofertim tek autoritetet kontraktuese
* Përgatit marrëveshjet në mes të palëve që mund të jene të përfshira në dosje të tënderit, apo ofertes.
* Përgatit marrëveshjet për bashkëpunim më kompanitë bashkëpunëtore  ( Join Venture)
* Sigurohet që dosja e tenderit të jetë valide në aspektin ligjor.
* Të ketë njohuri dhe të jetë e përditësuar më të gjitha ligjet dhe rregulloret që lidhen me interes të kompanisë.
* Përgatit kontratat për qashtje të ndryshme me baze ligjore në mes të kompanisë dhe nënkontraktoreve.
* Sigurohet qe dokumentacioni te fajlohet dhe arkivohet ne serverin e kompanisë dhe arkivimin fizik te folderave.
* Të mbajë minutat e takimeve për komunikimet zyrtare të rëndësishme me përfaqësuesit e autoritetit kontraktues si dhe projekt menaxherët e kompanisë

Njohurite dhe Shkathtësitë:

* Të jetë Juriste e Diplomuar ( bachelor, master e preferuar)
* Të ketë minimalisht 2 vite pervoj pune te ngjajshme (Prokurim)
* Të ketë njohuri te mira të ligjeve ne fushën prokurimit publik dhe ndërtimit.
* Të ketë njohuri shumë te mira të gjuhës angleze ne nivel të komunikimit dhe shkrimit
* Të ketë aftësi shume të mira komunikuëse dhe të menaxhimit të kohës.
* Të jetë në gjendje të punoj në presion dhe në bashkpunim me koleget tjerë.

* Të ketë njohuri shumë të mira për softweret: Microsoft Office- veqanerisht Word dhe Excel

Ju lutemi që CV-të dhe dokumentet e bashkangjitura t’i dërgoni në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu
Afati për aplikim do të jetë deri më datën: 19/09/2017

Te rubrika “Subject” të ceket emri, mbiemri dhe pozita për cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren në vlerësim.