15 vende të lira pune – Arkatare

Pozita
Arkatare

 

Kompania
Bau Market sh.p.k.

 

Raporton
Menaxherit të pikës së Bau Market

 

Lokacioni primar i punës
Bau Market sh.p.k

 

Përshkrimi i vendit të punës:
Roli kryesor i arkatarës është që të ndihmojë klientët në procesin e blerjes së produkteve.
Detyrat kryesore përfshijnë kontrollin e çmimeve, ndërrimin e kuponëve, mbledhjen e pagesës dhe dhënien e ndryshimeve të duhura. Përgjegjëse për numërimin e përmbajtjes së sirtarëve të arkave në fund të çdo ndryshimi, mbajtjen e faturave, regjistrimeve dhe tërheqjeve.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë
• Zbaton vendimet e menaxherit të pikës dhe direktivat që jepen nga lartë;
• Është e obliguar që ta respektoj rregulloren e brendshme të kompanisë;
• Të jetë representative;
• Përcjellë me kujdes çdo kupon gjatë shitjes dhe analizon në shpejtësi përputhshmërinë e kuponit me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;
• Kontrollon në brendi artikujt që janë të paketuar;
• Kontrollon cmimet në cdo produkt që kalon në arkë;
• Pranon pagesa dhe kthen ndryshimin në mënyren e duhur;
• Futë artikujt në qese sapo të kryej pagesën;
• Bartë përgjegjësinë për çdo diferencë të të hollave në përmbyllje të ditës;
• Kërkon ndihmë nga përgjegjësi ose punëtorët, në rast të ndonjë paqartësie momentale;
• I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personat përgjegjës;
• I raporton Menaxherit të pikës përkatëse në lidhje me ankesat nga konsumatorët;
• Duhet të ketë njohuri mbi programin e shitjes dhe t‘i njohë produktet që gjenden në Bau Market;
• Duhet të jetë i njoftuar mbi të gjitha aksionet apo zbritjet, të cilat bëhen nga kompania;
• Për çdo parregullsi gjatë shitjes, në lidhje me programin ose arkën fiskale, duhet raportuar te Menaxheri i Bau Market-it;
• Të respektoj kodin e mirësjelljes dhe hirarkinë;
• Bartja e gardërobës me shenja identifikuese të kompanisë gjatë orarit të punës.

 

Njohuritë dhe Shkathtësitë
• Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
• Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze, njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
• Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
• Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
• Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

 


Dokumentet e kërkuara

• CV në format Evropian
• Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
• Referencat e punës

 

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 07.12.2018.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen

Black Friday në Bau Market

Duke ndjekur trendin “Black Friday”, këtë të premte, të shtunë dhe të dielë, për të gjithë konsumatorët tanë ofrojmë zbritje në artikuj të ndryshëm nga disa sektorë, deri në 60%.

Bau gati për dimër duke blerë ngrohëse për shtëpi ose zingjirë për veturë, thithëse elektrike për hi me super çmim prej 29.90€, ose vegla pune, e produkte ndriçimi me zbritje deri në 60%

Këto dhe shumë produkte të tjera vetëm në Bau Market.

Shfleto ofertën e plotë, në linkun https://goo.gl/xVdP1S

Gjithashtu shfrytëzojeni rastin të hyni në lojë për banesën e tretë që do të dhurohet nga Bau Market. Anëtarësohuni në kartelën e zbritjeve Bau Card për të hyrë në lojë.

Ju mirëpresim!