Konkurs pune: Asistente administrative / Recepsioniste

Pozita: Asistente administrative / Recepsioniste
Kompania: Al Trade Holding sh.p.k.
Raporton: Udhëheqësit
Lokacioni i punës: Zyre të Kompanisë – Veternik, Prishtinë

Kushtet e ofruara:
* Pagë mbi mesataren e tregut

Përshkrimi i vendit të punës:
Detyrë primare e recepsionistes është të dije te përfaqësoj kompaninë para palëve të treta, të jetë e shkathët në komunikim, të dijë të organizoj kohën dhe takimet si dhe mbaje situatën nën kontroll edhe në raste të punës nën presion.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
* Përgjigjet në telefonata dhe u jep informata telefonuesve, pranon mesazhe ose e transferon thirrjen tek individët e duhur
* Mirëpret vizitorët dhe telefonuesit, trajton kërkesat e tyre, ju jep zgjidhje apo i drejtoni tek personat e duhur sipas nevojave të tyre.
* Organizon konferenca, takime dhe rezervime udhëtimi për personelin e zyrës.
* Kompleton formularë në përputhje me procedurat e kompanisë.
* Harton, shkruan dhe shpërndan shënimet e takimeve dhe raportet.
* Pranon lajmërimet e postës, materialet promovuese dhe informacione të tjera.
* Ruan oraret në kalendarin e ngjarjeve
* Bën kopje të dokumenteve dhe materialeve të tjera të shtypura.
* Programon dhe konfirmon emërimet për klientët, konsumatorët ose mbikëqyrësit.
* Koordinon konferencat dhe takimet
* Rendit dhe shpërndan furnizimet
* Shqyrton punën e bërë nga të tjerët për të kontrolluar drejtshkrimin dhe gramatikën e saktë, të  sigurohet që politikat e formatit të shoqërisë të ndiqen dhe të rekomandojnë rishikime.
* Mbikëqyrë zyret, dhe siguron trajnim dhe orientim për stafin e ri.
* Punon me pajisje të zyrës si: makina me faks, fotokopjues, sisteme telefonike, përpunim teksti, menaxhim të bazës së të dhënave dhe aplikacione të tjera.
* Të jetë përgjegjëse në punën që bën
* Të respektoj hierarkinë dhe specifikat e kompanisë
* Kryen detyra sipas kërkesës ne pune te ngjashme te profesionit te saj.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:
* Të ketë shkollim adekuat qe përshtatet me kërkesat ndaj vendit të punës
* Te këtë përvoje te punës ne administrate apo te ngjashme
* Të njohë rrjedhshëm gjuhën angleze (njohja e gjuhëve tjera do ketë përparësi) në të folur dhe në të shkruar (dëshmitë mbi ketë kërkohen)
* Të njoh punën me kompjuter, sidomos punën me Microsoft Office
* Te ketë personalitet të qetë dhe komunikativ. Te ketë aftësi të mira analitike, të zgjidhjes së problemeve dhe aftësi të mira organizative.

 

Dokumentet e kërkuara:
CV në format Evropian
* Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
* Referencat e punës qe dëshmojnë qartë përvojën adekuate
* Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara

* Një letër motivuese ne lidhje me punën qe po aplikon

Vërejtje:
* Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

* Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu.
* Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni.
* Konkursi do jetë i hapur nga data 27 Tetor 2017 deri me 05 Nëntor 2017.

Konkurs pune: Pesë (5) Punëtor të Ndërtimtarisë

Al Trade Holding Sh.p.k

 

Vende të lira Pune

 

Pozita:  
Pesë (5) Punëtor të Ndërtimtarisë

 

Kompania:
Al Trade Holding Sh.p.k

 

Raporton:
Hierarkisë në Kompani

 

Lokacioni i punës:
Vend punishtet e kompanisë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të kenë përvojë pune në Ndërtimtari
  • Të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në punë
  • Të jenë të vëmendshëm ndaj kërkesave të kryepunëtorit dhe Inxhinierit të punishtes

Ju lutemi që CV-të dhe dokumentet e bashkangjitura t’i dërgoni në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu
ose kontakto në numrin:  ‎049 169 666

Afati për aplikim do të jetë deri më datën: 29/10/2017  
Te rubrika “Subject” të ceket emri, mbiemri dhe pozita për cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren në vlerësim.