Ndërtimi i Klinikës Emergjente në QKUK

Në kompleksin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot është vënë gur themeli i objektit të Klinikës së re Emergjente.

Në ceremoninë e vënies së këtij gur themeli, ishte i pranishëm Kryeministri Isa Mustafa, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, zyrtarë të lartë të MSH-së e SHSKUK-së, përfaqësueses te kompanisë ndërtuese Al Trade sh.p.k, profesionistë shëndetësore, qytetarë dhe autoritete të ndryshme publike.

Ndërtimi i Klinikës së re Emergjente është investim i Ministrisë së Shëndetësisë në vlerë prej rreth 8 milionë euro.

Kohëzgjatja e ndërtimit të këtij objekti do të jetë 3 vjet.