Bau mik i Tokës

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore, ku, nëpërmjet ngjarjeve të ndryshme në mbarë botën, demonstrohet mbështetja për ruajtjen e mjedisit jetësor. E festuar së pari më 22 prill 1970, kjo ditë përfshin në vete aktivitete në më shumë se 193 vende të botës. Tashmë më shumë se një miliard njerëz marrin pjesë në aktivitetet e Ditës së Tokës, duke e bërë këtë ngjarje shërbimin më të madh qytetar në botë.

Në shenjë respektimi të kësaj kauze globale, Komuna e Prishtinës ka marrë iniciativën “Bëhu mik i Tokës”, që synon vetëdijesimin e banorëve për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit ku jetojmë. Së këndejmi, Komuna e Prishtinës ka ftuar të gjitha institucionet, organizatat, bizneset dhe banorët e Prishtinës që, më 22 prill, t’i bashkëngjiten aktiviteteve që ka planifikuar për këtë rast.

Në përgjigje të kësaj thirrjeje, Bau Market dhe Bau Academy kanë vendosur t’i kontribuojnë shënimit të kësaj dite me mbjellje të pemëve; 30 nga Bau Market dhe 10 nga Bau Academy, që u mbollën në oborrin e SHFMU “Dardania”, Prishtine

Vend i lire pune – Analist/e blerjeve

Pozita: Analist/e Blerjeve
Kompania: Bau Market sh.p.k.
Raporton: Menaxherit të Furnizimeve
Lokacioni primar i punës: Në zyrat e Bau Market sh.p.k


Përshkrimi i vendit të punës:
* Detyrë parësore e analistit te blerjeve është të sigurohet së porositë e mallrave po bëhen me kohë, po bëhen tek furnitori i duhur, sipas kushteve te specifikuara kontraktuale dhe duke minimizuar kostot.
* Informohet dhe bënë analiza mbi ecurinë e shitjeve dhe stoqeve te sektorit përkatës, bënë parashikime dhe hulumton për furnitor te rinj dhe produkte te reja apo produkte alternative.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

* Komunikon aktivisht me departamentin e shitjes dhe identifikon nevojat e kompanisë për furnizimin
* Përpilon planin vjetor të furnizimit (importe dhe vendore) si në aspektin kohor po ashtu edhe atë financiar. Rishikon planin minimalisht në baza tremujore
* Hulumton tregun, analizon çmimet dhe kostot përcjellëse të blerjes (transporti, taksat etj)
* Negocion çmimet dhe kushtet tjera të blerjes sipas politikave të kompanisë
* Kujdeset që vendosja e çmimeve të jetë në kuadër të marzhave të lejuara
* Jep porosi për blerje dhe kujdeset që ekzekutimi i saj të bëhet në kohën e duhur
* Ndërton raporte dhe ruan ato me furnitorët dhe palët tjera relevante
* Kujdeset që afatet e pagesave po respektohen
* Sigurohet që të gjitha kushtet kontraktuale po respektohen nga të dyja palët
* Mirëmban kartelat e furnitorëve dhe raporton për to në baza periodike
* Raporton tek menaxheri i blerjeve/furnizimit në baza periodike
* Kryen punë (me kërkesë të udhëheqësit) tjera që nuk janë specifikuar këtu por që mbesin në domenin e departamentit të blerjeve/furnizimeve


Njohuritë dhe shkathtësitë:

* Diplomë Universitare (Menaxhim Biznesi, Ekonomik)
* Të ketë së pako 3 vite përvojë në punë të ngjashme
* Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word)
* Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur) njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi
* Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar
* Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse
* Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
* Të posedoj patente shofer. Kategoria B


Dokumentet e kërkuara:

* CV në format Evropian
* Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
* Referencat e punës



Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 19.04.2019.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.

 

 

Konkurs për praktikant me pagesë

Bau Market është kompani lider i shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake.


Praktikant në shtije
– Prishtinë – 4 vende të lira;
– Fushë Kosovë – 5 vende të lira;
– Drenas – 2 vende të lira;
– Ferizaj – 7 vende të lira.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

* Të mësoje mënyrën e shitjes nga shitësit me përvojë.
* Të mësoje specifikat dhe produktet nga punonjësit më të mire teknik.
* Të ndihmoje punonjësit ne shitje ne periudha ditore duke ju lehtësuar procesin e punëve teknike.
* Të përqendrohet në rritjen e shërbimit dhe fokusit tek klientët dhe sigurohet që ata janë duke u  trajtuar në mënyrën e duhur.
* Ti njoh produktet në sektorë dhe vazhdimisht të hulumtojë rreth specifikave të tyre.
* Të sigurohet që ekspozimi i produkteve është në mënyrën e duhur dhe në vendin e duhur.
* Të bëjë me kujdes porosinë dhe pranimin e mallit dhe kujdeset që palimi, renditja dhe pastërtia e produkteve janë ne rregull ne sektorë përkatës.
* Të kujdeset që të gjitha produktet janë të barkoduara dhe me çmime të vendosura.
* Të kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
* Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të Bau Market.
* Për gjitha këto detyra raporton tek përgjegjësi i sektorit ne baza ditore, javorë dhe mujore.


Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

* Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;
* Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
* Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
* Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
* Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
* Të jetë i aftë të punoj në ekip
* Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
* Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.


Vërejtje
* Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
* Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu
* Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni.
* Konkursi do jete i hapur nga data 10 Prill 2019 deri me 19 Prill 2019.