Vende të lira pune – Bau Holding L.L.C

“Bau Holding” L.L.C si kompani lidere në ndërtim, patundshmëri, konsulencë inxhinierike dhe zhvillim projekteshe, është në proces të vazhdueshëm të rritjes së numrit të të punësuarve. Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e Tre (3) Arkitektëve

   

Përshkrimi i vendit të punës:

“Bau Holding” L.L.C është duke kërkuar arkitekt të rinjë të cilët janë apsolvent ose kanë përfunduar fakultetit e Arkitekturës. Të cilët kanë energji dhe vullnet për punë, janë kurioz për të zënë njohuri të reja dhe për të ndërtuar një karrierë të sukseshme.

Kandidatët duhet të jenë të interesuar për punë në teren, të kenë njohuri fillestare lidhur me ndërtimin, të kenë njohuri lidhur me përdorimin e softwerëve professional, dhe e preferueshme është njohja e gjuhës Angleze.

Vendi i punës do të jetë në Prishtinë, dhe kushtet tjera të punës janë në përputhje me Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës.

   

Pozita: Arkitekte- Kujdesi ndaj Klientit

Një (1) vend i lirë pune në departamentin e Zhvillimit dhe Ekzekutimit të projekteve


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Të prezantoj projektet tek klientët;

→ Të njohë mirë detajet e projektit për prezantim;

→ Të njohë mirë materialet dhe cilësitë e tyre, për prezantim.

→ Të pranojë kërkesat e klientëve;

→ Të rregulloj projektet sipas kërkesave të klientëve;

→ Të delegojë kërkesat e klientëve tek projekt menaxheri dhe zyra e shitjes;

→ Të asistoj në punët administrative për realizimin e projektit.

→ Të mbajë të organizuar kontratat me klient.

   

Pozita: Arkitekte- Barazime dhe kontrollë

Një (1) vend i lirë pune në departamentin e Zhvillimit dhe Ekzekutimit të projekteve


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Të kryej kontrollën dhe barazimet për kontratat e kontraktorëve;

→ Të raportoj për cilësinë e punimeve dhe të planit dinamik;

→ Të raportojë për Pastërtinë, Mbrojtjen dhe Sigurinë në punë;

→ Të njohë mirë materialet dhe cilësitë e tyre dhe të kontrollojë përshtatshmërinë e tyrë me furnizimet;

→Të përgadisë situacionet mujore;

→ Të bashkëpunojë me departamentin e financave;

→ Të mbajë të organizuar kontratat me furnitorë dhe kontraktorë.

   

Pozita: Arkitekt në Teren – Praktikant, me mundësi punësimi

Një (1) vend i lirë pune në departamentin e Zhvillimit dhe Ekzekutimit të projekteve

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Ndihmon projekt menaxherin në teren;

→ Bën matje të ndryshme të objekteve në teren;

→ Përgaditja e paramasave dhe parallogarisë për materialin e nevojshëm;

→ Raportim javor tek projekt menaxheri;

→ Të kontrollojë projektin e infrastrukturës dhe materialet, të cilat do të aplikohen;
→ Të kontrolloj sasinë e nevojshme të materialit, të bëjë porosinë e materialit dhe

     të kontrolloj cilësinë e punës gjatë ndërtimit;

→ Të koordinohet me projekt menaxherin për materialet të cilat do të aplikohen në objekte;
→ Të kontrolloj pjesën vizuale, teknike sipas metodologjive të punës;

→ Të kontrolloj detaje dhe elemente arkitektonike gjatë realizimit të projektit.

→ Të përgadisë mëtodologjitë e punës në bazë të nevojës në teren

   

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Letër Motivuese (për pozitën, për të cilën aplikon)


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt – Kujdesi ndaj Klientit)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 18 Prill 2022

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.

Vende të lira pune – Bau Market Prishtinë

“Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të tij dhe kjo kërkon edhe rritjen e numrit të punëtorëve.

   

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e Dy (2) punëtorëve për pikën tonë të shitjes në Veternik – Prishtinë.

Pozita: Shitës në Sektor

Dy (2) vende të lira pune në kategoritë si më poshtë:

  • Sektori professional (Bau Pro)

Një (1) Shitës i Veglave të Punës

  • Sektori Shtëpijak (Bau Home)

Një (1) Shitës i produkteve Kopshtit

   

Përshkrimi i vendit të punës:

Shitës në sektor është pozitë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e sektoristit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është edhe kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e targeteve;

→ Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të     

     mallit në sektorin e tij;

→ Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;

→ Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa   

     zgjidhje alternative;

→ Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;

→ Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;

→ Të ndajë përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj në avancimin e stafit të ri;

→ Të jetë gjithmonë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;

→ Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të      

   “Bau Market”.

   

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Shkollimi dhe trajnimet në fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

   

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian;

→ Referencat paraprake të punës;


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që në masë të madhe i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe që besojnë të jenë të gatshëm për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Shitës)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 13 Prill 2022

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriteret sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.

Vend i lirë pune – Zyrtar për Raportim Financiar dhe Buxhetim.

“Bau Holding” L.L.C si kompani lidere në ndërtim, patundshmëri, konsulencë inxhinierike dhe zhvillim projekteshe, është në proces të vazhdueshëm të rritjes së numrit të të punësuarve.

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 1 (Një) punëtori/e në pozitën e punës: Zyrtar për Raportim Financiar dhe Buxhetim.


Përshkrimi i vendit të punës:

“Bau Holding” L.L.C është duke kërkuar kandidatë serioz, me energji pozitive, të gatshëm t’i bashkangjiten një ekipi të profesionalizuar.

Kandidatët duhet të kenë të përfunduar ndonjë nga fakultetet me bazë nga lëndët ekonomike, financiar ose menaxhim, të kenë njohuri të avancuara në përdorimin e paketës së Microsoft Office, njohuri të gjuhës angleze, dhe eksperiencë pune në departamentin e financave.

Pozita e punës raporton drejtëpërdrejtë tek CFO i kompanisë, duke mos neglizhuar çdo pozitë tjetër me të cilën do të krijohen rrethanat për bashkëpunim.

Vendi i punës do të jetë në Prishtinë, dhe kushtet tjera të punës janë në përputhje me Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Asiston në përgaditjen e raporteve financiare dhe të buxhetit të kompanisë;

→ Përgjegjës për të mbajtur kontakte me instiucione financiare (banka dhe kompani të sigurimeve), kujdeset që raportimi tek institucionet financiare të jetë i saktë dhe në kohë;

→ Monitoron shpenzimet dhe kujdeset për arsyeshmërinë e tyre dhe dakordimin e shpenzimeve me buxhet;

→ Detyra tjera relevante me pergaditjen profesionale që mund të dallojnë nga ato që u thanë më lartë, sipas nevojave të kompanisë.

Shkathësitë e kërkuara:

→ Të njohë në nivel shumë të mirë standardet ndërkombëtare të kontabilitetit;

→ Të ketë njohuri të avancuara analitike dhe të dijë të punoj me numra;

→ Të njoh në nivel të avancuar paketën e Microsoft Office, veqanërisht Microsoft Excel;

→ Të njoh shumë mirë gjuhën Angleze;

→ Të ketë aftësi të mira komunikative si në të folur e veqanërisht në të shkruar;

→ Të dijë të punoj në mënyrë ekipore;

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Zyrtar për Raportim Financiar dhe Buxhetim)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 10 Prill 2022

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.

Bëhu pronar i shtëpisë malore me plan pagese për 5 vite

Qendra Resort është duke ofruar një ofertë të jashtëzakonshme për ata që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij resorti në Novobërdë/Artanë. Ju mund të bëheni pronar i një shtëpie malore, duke paguar pa asnjë interes brenda një afati pesë vjeçar.

Ky është momenti i duhur për të blerë shtëpinë tuaj të ëndrrave në këtë kompleks të mrekullueshëm turistik. Kjo ofertë ekskluzive e pagesës është shumë e përshtatshme për ju, ku mund të paguani 30% të vlerës në fillim, ndërsa shuma e mbetur mund të ndahet në rata vjetore për 5 vitet e ardhshme, pa asnjë interes.

30% → 2023

Rata I → 2024

Rata II → 2025

Rata III → 2026

Rata IV → 2027

Rata V → 2028

Nëse keni ndërmend të blini një shtëpi në zonën e Novobërdës dhe të keni një ambient unik dhe të rehatshëm për të jetuar, Qendra Resort është zgjedhja e duhur. Mos humbni mundësinë për të bërë një investim të mirë dhe të jetoni jetën më të bukur në një vend të veçantë.

Plani i përkryer i kompleksit ofron tre lloje të shtëpive malore, me pamje të mahnitshme nga terrasat dhe oborrat, duke ndihmuar që secili të gjejë vilën e duhur për të përmbushur preferencat dhe dëshirat e tyre.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për ata që duan të jetojnë në një ambient të pastër dhe larg zhurmave të qytetit.

Bëhu pronar i njërës prej shtëpive malore më unike në gjithë Kosovën!

Qëndresa Resort pjesë e BAU HOLDING

Për më shumë informacione kontaktoni në:
Nr. tel +383 48 66 88 99