9 vende të lira pune – Bau Market

Bau Market është kompani lider i shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake.
Për shkak të fillimit të sezonës pranverore dhe rritjes së fluksit të punës dhe vizitorëve Bau Market hapë konkurs për punëtor shtesë

Arkatar/e (2 vende te lira pune) – Ferizaj
Shitës në sektor: Vegla Pune & Kopsht (2 vende te lira pune) – Prishtinë
Shitës në sektor: Elektrik & Shtëpiake (2 vende te lira pune) – Ferizaj
Shitës në sektor: Material Meremetues & Ndërtimor (3 vende te lira pune) – Ferizaj

 

Shitës në sektor:

 * Vegla Pune & Kopsht, Elektrik & Shtëpiake, Material Meremetues & Ndërtimor

 

Përshkim i vendit të punës:

Shitës në sektor është pozitë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e sektorisitit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 * Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e trageteve;

 * Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;

 * Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;

 * Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;

 * Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;

 * Të ekspozoj mallin dhe mirëmbaj hapësirat shitëse;

 * Të ndaj përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj ne avancimin e stafit te ri;

 * Të jetë gjithmonë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;

 * Të njoh sakte mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të BauMarket.

 

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

 * Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;

 * Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;

 * Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;

 * Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;

 * Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;

 * Të jetë i aftë të punoj në ekip

 * Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve

 * Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

 


Arkatar/e

 

Përshkim i vendit të punës:

Roli kryesor i arkatarës është që të ndihmojë klientët në procesin e blerjes së produkteve.

Detyrat kryesore përfshijnë kontrollin e çmimeve, ndërrimin e kuponëve, mbledhjen e pagesës dhe dhënien e ndryshimeve të duhura. Përgjegjëse për numërimin e përmbajtjes së sirtarëve të arkave në fund të çdo ndryshimi, mbajtjen e faturave, regjistrimeve dhe tërheqjeve.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 * Zbaton vendimet e menaxherit të pikës dhe direktivat që jepen nga lartë;

 * Është e obliguar që ta respektoj rregulloren e brendshme të kompanisë;

 * Të jetë reprezentative;

 * Përcjellë me kujdes çdo kupon gjatë shitjes dhe analizon në shpejtësi përputhshmërinë e kuponit me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;

 * Kontrollon në brendi artikujt që janë të paketuar;

 * Kontrollon çmimet në çdo produkt që kalon në arkë;

 * Pranon pagesa dhe kthen ndryshimin në mënyrën e duhur;

 * Futë artikujt në qese sapo të kryej pagesën;

 * Bartë përgjegjësinë për çdo diferencë të të hollave në përmbyllje të ditës;

 * Kërkon ndihmë nga përgjegjësi ose punëtorët, në rast të ndonjë paqartësie momentale;

 * I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personat përgjegjës;

 * I raporton Menaxherit të pikës përkatëse në lidhje me ankesat nga konsumatorët;

 * Duhet të ketë njohuri mbi programin e shitjes dhe t‘i njohë produktet që gjenden në Bau Market;

 * Duhet të jetë i njoftuar mbi të gjitha aksionet apo zbritjet, të cilat bëhen nga kompania;

 * Për çdo parregullsi gjatë shitjes, në lidhje me programin ose arkën fiskale, duhet raportuar te Menaxheri i Bau Market-it;

 * Të respektoj kodin e mirësjelljes dhe hierarkinë;

 * Bartja e gardërobës me shenja identifikuese të kompanisë gjatë orarit të punës.

 

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

 * Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;

 * Të njoh gjuhën Angleze, njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;

 * Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;

 * Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;

 * Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

 

Dokumentet e kërkuara:

 * CV në format Evropian

 * Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale

 * Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara

 

Vërejtje

Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.

Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu *Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. Shembull: Shitës sektori Elektrike, Arkatare etj…

Konkursi do jete i hapur nga data 15 Shkurt 2019 deri me 25 Shkurt 2019.