ÇKA JON ZBRITJET PËR MARAKLI?

Nëse përgjigjemi shpejtë edhe shkurt, zbritjet për marakli janë ditët më të këndshme për ta. Në një fletushkë të mbushur me plot artikuj, maraklinë mund të gjejnë të gjitha produktet në zbritje për këtë muaj.  Zbritje që përmbushin nevojat e tyre, duke ju ndihmuar të kursejnë, gjithmonë pa sakrifikuar cilësinë e të gjitha produkteve në ofertë.

Këtë javë oferta ka përfshirë produkte shtëpiake, pajisje kopshti, vegla pune edhe shumë produkte nga sektor të ndryshëm.

Nëse po pyesni cilat janë produktet në zbritje, vazhdo me lexu edhe pak këtë artikull:

BAU Market
Bau Shembull!

Vende të lira pune – Bau Market

Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij duke punuar pesë (5) ditë në javë, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Pozitat e mëposhtme janë të hapura për të gjitha njësitë e Bau Market në Kosovë

Pozita: Shitës në sektor

Detyrat dhe përgjegjësitë:

T’i njoh të gjitha produktet bazike dhe plotësuese në Bau Market;

→ Të njoh procesin e shitjes dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;

→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;

Pozita:  Arkatar/e,

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Realizon pagesa duke përcjellë me kujdes çdo kupon fiskal dhe duke analizuar në shpejtësi përputhshmërinë e kuponit fiskal me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;

→ Kontrollon në brendi artikujt që janë të paketuar, çmimet në cdo produkt që kalon në arkë;

→ I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personi përgjegjës;

→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike

Pozita:  Transportues – shofer

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Drejton me automjetet për nevojat e kompanisë dhe sipas kërkesës së menaxherit të tij;

→ Përkujdeset për automjetin, duke kontrolluar para çdo nisje gjendjen e motorit, filtrave, gomave, sasisë së karburantit;

→ Shoferi është i obliguar t’i respektojë rregullat e komunikacionit e në veçanti: Kontrollimi i gjendjes së mjetit para nisjes, pastrimi i gomave para daljes në rrugë, respektimi i shpejtësisë, kontrollimi për tahograf para nisjes, t’i ketë me vete dokumentet sipas rregullave të trafikut, si dhe autorizimin e noterizuar;

→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkëtaret/e)

→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 10.03.2023. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.