S’ka askund si zbritjet e maraklive n’BauMarket!

Kur jemi tek java e maraklive, krejt e dijmë që s’ka askund si zbritjet e kësaj jave.

Një fletushkë e mbushur me një gamë të gjerë të produkteve verore, të cilat mund t’i bëni tuajat duke shpenzuar shumë më pak.

Krijoni një ambient të këndshëm me produktet të cilat përmbushin nevojat tuaja për këtë sezonë, të cilat padyshim janë produktet më cilësore në vend, të garantuara nga BAU Market.


Të gjithë ju që doni të përfitoni nga këto zbritje, duhet të posedoni kartelën e zbritjeve BAU Card. Ndërsa ju që ende nuk e keni një kartelë të tillë, procedura për aplikim është shumë e thjeshtë. Krejt çka duhet të bëni është të vizitoni një nga pikat e BAU Market, aplikoni duke dhënë informatat tuaja në arkë dhe pajisuni menjëherë me kartelën e zbritjeve.

Për t’i parë të gjitha produktet në zbritje për këtë javë, shfletoni fletushkën.
Ju mirëpresim!

BAU Market
BAU Shembull!

Gjashtë (6) Vende të lira pune

Bau Market në fabrikën e prodhimit të produkteve të Pro Home Design, me lokacion në Miradi të Epërme, e cila është fabrikë e përpunimit të drurit, metalit, iverpllakës, mediapanit dhe mobilieve të kopshtit, ka nevojë për punëtorë.

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Gjashtë (6) Vende të lira pune, në pozitën e përcaktuar më poshtë:

Montator i kuzhinave dhe elementeve të tjera në teren

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Interpreton dokumentet teknike, të tilla si diagrame, skema, plane ose udhëzime të tjera verbale ose me shkrim;
  • Përdor mjete për të riparuar pjesë dhe produkte;
  • Monton komponentët me saktësi dhe shpejtësi;
  • Identifikon defektet dhe trajton ato sipas procedurave të përcaktuara;
  • Mirëmban pajisjet dhe vendin e punës;
  • Plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë, të kompanisë dhe industrisë;

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Së paku 1 vit përvojë e dëshmuar në lëmin e njëjtë;
  • Aftësi për të ngritur pesha mesatare;
  • Aftësi në mekanikë;
  • Gatishmëri për të ndjekur udhëzimet e sigurisë gjatë gjithë kohës;
  • Vëmendje në detaje;

Ne ofrojmë: 

  • Zhvillim professional;
  • Pagë konkuruese;
  • Ambient komod të punës;
  • Shujtë ditore;

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Montator i kuzhinave dhe elementeve të tjera në teren)

→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 31.05.2023. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.

4 Vende të lira pune – Bau Market Ferizaj

Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

4 Vende të lira pune, në pozitat e përcaktuar më poshtë:

Pozita: Shitës në sektor, dy (2) vende të lira pune

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Kujdeset që të arrihen targetet e vendosura të shitjeve;

→T’i njoh të gjitha produktet bazike dhe plotësuese në Bau Market;

→ Të njoh procesin e shitjes dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;

→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;

→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;

Pozita:  Arkatar/e, dy (2) vende të lira pune

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Realizon pagesa duke përcjellë me kujdes çdo kupon fiskal dhe duke analizuar në shpejtësi përputhshmërinë e kuponit fiskal me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;

→ Kontrollon në brendi artikujt që janë të paketuar, çmimet në cdo produkt që kalon në arkë;

→ I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personi përgjegjës;

→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike

→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt/e)

→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 25.05.2023. Njëri nga stafi ynë I Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.

2 Vende të lira pune – Arkitekt/e

Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Dy vende të lira të punës në njësitë e Bau Market në Prishtinë dhe në Prizren.

Pozita e punës:

Arkitekt/e, i/e cili/a duhet të ketë aftësi të veçanta rreth Dizajnit Industrial.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Dizajnimin e kuzhinave në veçanti, enterierit dhe aksesorëve shtëpiak; 

→ Njohja dhe përcaktimi i materialeve të nevojshme për dizajnim të kuzhinave, enterierit dhe aksesoreve shtëpiak; 

→ Përgaditja e detaleve dhe specifikave për prodhim; 

→ Përcaktimi i kostos për materialet e specifikuara në projekt; 

→ Përgatitja e rendereve dhe materialeve tjera përcjellëse vizuale të dizajneve të enterierit,    

     aksesorëve shtëpiak, kuzhinave.

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt/e)

→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 25.05.2023. Njëri nga stafi ynë I Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.

KUZHINA MELODY PËR DY DITË NË SHTEPI! 

BAU MARKET sjell inovacionin e kuzhinave në tregun tonë. Kuzhinat nga brendi Melody të dizajnuara dhe prodhuara ekskluzivisht për BAU MARKET.

Çdo kuzhinë Melody është e punuar me dashuri dhe përkushtim, kjo falë vlerave dhe pasionit për përsosmëri. Cilësia e tyre shihet në materialin mediapan me të cilin janë punuar të gjitha këto kuzhina. Secila pjesë e kuzhinës posedon mekanizmat BLUM, gjithashtu brendësia e kuzhinave është e punuar me IVP antibacterial. Tavolinat punuese të tyre janë të punuara nga materiali Compact Fundermax dhe lavaman Inox
Të gjitha këto detaje e bëjnë këtë kuzhinë vërtetë unike duke qenë se kualiteti i tyre është profesionalisht i garantuar. 

Të gjithë ju që dëshironi të pajiseni me kuzhinat nga Melody, do të keni kënaqësinë të modeloni kuzhinën tuaj krejtësisht sipas qejfit dhe stilit tuaj. Ky lloj i kuzhinës ju jep mundësi të përdorni module të ndryshme dhe t’i kombinoni ato sipas dëshirës dhe t’i përshtatni ato sipas hapësirës suaj. 

Për të bërë përgjedhjen tuaj, ne ju ftojmë të vizitoni një nga pikën tone të BAU Market – Veternik ku do të keni mundësi t’i shikoni për së afërmi, e t’i prekni materialet për t’u bindur vet për cilësinë e tyre.

Fillimisht ju duhet të keni me vete dimensionet e sakta të hapësirës suaj ku dëshironi t’a vendosni kuzhinën e re. Këto matje ju lehtësisht mund t’i bëni duke ndjekur hap pas hapi instruksionet në këtë video:  https://rb.gy/xipt7

Ju do të mirëpriteni nga një prej aktitektëve tanë të cilët do të dizajnojnë falas për ju kuzhinën tuaj në 3D, sipas dimensioneve tuaja.  

Pasi të keni krijuar në 3D kuzhinën tuaj së bashku me arkitektin tonë, ekipa jonë do të filloj përgatitjen e kuzhinës për ju, të cilën do t’a keni në shtëpitë tuaja për vetëm 2 DITË.

Pa asnjë dyshim, kuzhinat nga Melody janë kuzhinat më inovative, të përshtatshme, cilësore dhe vërtetë të pashme e që gjithashtu janë kuzhinat e vetme me çmimin më të lirë në tregun tonë. 

Gjithashtu për të gjithë blerësit e kuzhinave Melody, BAU Market ofron 10% zbritje në të gjitha elementet e kuzhinës nga brendi Hansa. Nxitoni e përfitoni nga ofertat dhe çmimet promocionale.

Ju mirëpresim! 
BAU Market


Vende të lira pune – Prishtinë

Bau Holding është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Katër (4) Arkitekt/e Inxhinier/e praktikant/e me mundësi punësimi

Dy (2) Arkitekt/e kujdesi ndaj klientëve praktikant/e me mundësi punësimi

Detyrat dhe përgjegjësitë, për pozitën Arkitekt/e Inxhinier/e:


→ Ndihmon projekt menaxherin në teren;

→ Bën matje të ndryshme të objekteve në teren;

→ Raportim javor tek projekt menaxheri;

→ Të koordinohet me projekt menaxherin për materialet të cilat do të aplikohen në objekte;
→ Të kontrolloj pjesën vizuale, teknike sipas metodologjive të punës;

→Të përcjellë planet dinamike për kryerjen e punimeve;

→ Të kontrolloj detaje dhe elemente arkitektonike gjatë realizimit të projektit;

→ Të përgadisë mëtodologjitë e punës në bazë të nevojës në teren;

→ Të përcjellë dhe të kujdeset për shëndetin dhe sigurinë në punë;

Detyrat dhe përgjegjësitë, për pozitën Arkitekt/e kujdesi ndaj klientëve:

→ Të prezantoj projektet tek klientët;

→ Të njohë mirë detajet e projektit për prezantim;

→ Të njohë mirë materialet dhe cilësitë e tyre, për prezantim.

→ Të pranojë kërkesat e klientëve;

→ Të rregulloj projektet sipas kërkesave të klientëve;

→ Të delegojë kërkesat e klientëve tek projekt menaxheri dhe zyra e shitjes;

→ Të asistoj në punët administrative për realizimin e projektit.

→ Të mbajë të organizuar kontratat me klient.

→Të përdorë softueret për vizatime arkitektonike (Archicad)

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu

→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt/e)

Ky konkursi do jetë i hapur deri më 19.05.2023. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.