Bau Partner

Nëse keni kompani shërbyese, jeni ekipë punuese apo në mënyrë individuale ushtroni profesionin e arkitektit, inxhinierit, mbikqyrësit apo mjeshterit të ndonjë natyre që nderlidhet me produktet tona, APLIKO edhe ti për kartelen BAU PARTNER në njërën nga pikat e BAU Market.

Si funksionon skema e zbritjes?
Vlera e çdo blerjeje regjistrohet në kartelë dhe përqindja nuk i zbritet automatikisht faturës
se blerësit. Në fund të çdo blerjeje, pas shtypjes së kuponit fiskal, përqindja e vlerës së
blerjes skanohet dhe regjistrohet në llogarinë e poseduesit të kartelës në bazë të nivelit të
blerjes dhe poseduesi i kartelës mund ta tërheqë në formë materiale si dhe në vlerë monetare
në fund të çdo muaji. Materialet e lejuara për tërheqje në çdo moment përfshijnë vetëm
gamën e produkteve në brende caktuara.

Nëse poseduesi i kartelës është blerës i Bau Market dhe në aplikim të kartelës deklarohet se vlerën e zbritjes dëshiron ta aplikojë në fund të vitit, atëherë, në fund të vitit, varësisht prej pozitës së tij në skemën e zbritjes, atij do t’i lëshohet një notë krediti (zbritje) ku përfshihen të gjitha produktet e Bau Market. Poseduesi duhet të tregojë kartelën Bau Partner me rastin e çdo blerjeje, në mënyrë që vlera e faturës të regjistrohet në kartelën e tij.

Lexo më shumë – Broshura PDF

Bau Market ka dhënë donacion pajisje të reja shkollës SHFMU “Faik Konica”

Bau Market ka dhënë donacion pajisje të reja shkollës SHFMU “Faik Konica”, Prishtinë në shenjë për një vit të mbarë shkollor.
Ky projekt u realizua në bashkëpunim me kryetarin e KDSH-së, z. Kushtrim Demiri i cili po vazhdon të kompletojë shkollën ne të gjitha aspektet.

Pajisjet të cilat u siguruan janë:

1. Aku Profesionale
2. Gyp 100m dhe lidhëset përcjellëse
3. Set i pajisjeve teknike Bosch
4. Set i pajisjeve teknike Harden
5. Led Panel 6 copë
6. Trimer për Bari
7. Sharr për shemshira
8. Xhoker Vileda profesionale
9. Xhoker 360 shkallë të thjeshtë

#baumarket#baushembull

Vendi ku bëjnë zgjidhje maraklitë

Një shtëpi e madhe si BAU Market, muajin shtator po e fillon me oferta të mëdha.

Gjatë kësaj jave ju mund të gjeni artikuj të llojllojshëm në zbritje. Produkte cilësore me garancion.


Kjo javë e maraklive fillon nga data 05 deri me 11 shtator, duke ofruar shumë artikuj që plotësojnë nevojat tuaja në mënyrë efikase nga të gjitha kategoritë.


Dekoroje shtëpinë me laminat kafkas me një super çmim 6.69 euro, dritare decco me 10 vite garancion për vetëm 75.50 euro.

Jepni pamje kopshtit tuaj me tavolinë për kopsht me çmim 149.90 euro. Këtë vjeshte mos le gjethe në tokë, blej grabujë për gjethe cellfast 8.90 euro.


Përfito nga kjo ofertë e mos harroni së të gjitha zbritjet vlejnë deri me datën 11 shtator dhe vetëm në Bau Market, andaj ju ftojmë që të vizitoni dyqanet tona.


Çmimet me zbritje aplikohen vetëm me BAU CARD andaj ju ftojmë që të anëtarësoheni në kartelën e zbritjes BAUCARD dhe të përfitoni.

Shfleto ofertën online për t’i parë produktet tjera të shumta në zbritje:

Ju mirëpresim!