Vend i lirë pune – Bau Market Ferizaj

“Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të tij dhe kjo kërkon edhe rritjen e numrit të punëtorëve.

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e një (1) Arkëtare për pikën tonë të shitjes në Ferizaj.

Pozita: Arkëtare

Një (1) vende të lira pune në sektorin si më poshtë:


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Përcjellë me kujdes çdo kupon gjatë shitjes dhe analizon në shpejtësi përputhshmërinë e kuponit me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;

→ Kontrollon në brendi artikujt që janë të paketuar;

→ Kontrollon cmimet në çdo produkt që kalon në arkë;

→ Pranon pagesa dhe kthen ndryshimin në menyrë të duhur;

→ Futë artikujt në qese sapo të kryej pagesën;

→ Bartë përgjegjësinë për çdo diferncë të hollave në përmbyllje të ditës;

→ I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personat përgjegjës;

→ I raporton Menaxherit të pikës përkatëse në lidhje me ankesat nga konsumatorët;

→ Duhet të ketë njohuri mbi programin e shitjes dhe t‘i njohë produktet që gjenden në Bau Market;

→ Duhet të jetë e njoftuar mbi të gjitha aksionet apo zbritjet, të cilat bëhen nga kompania;

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë shkollim të Lartë
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Shkollimi dhe trajnimet në fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkëtare)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 20 Dhjetor 2021

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.

Vend i lirë pune – Recepsioniste / Asistente Administrative

“Bau Holding” si kompani lidere në ndërtim, patundshëmri, konsulencë inxhinierike dhe zhvillim projektesh, është në proces të vazhdueshëm të rritjes së numrit të të punësuarve.

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 1 (një) Recepsioniste/Asistente Administrative në selinë Qendrore të Bau Holding në Prishtinë.

Pozita: Recepsioniste/ Asistente Administrative


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Përgjigjet në telefonata dhe u jep informata telefonuesve, pranon mesazhe ose e transferon thirrjen tek individët e duhur;

→ Mirëpret vizitorët dhe telefonuesit, trajton kërkesat e tyre, u jep zgjidhje apo i drejton tek personat e duhur sipas nevojave të tyre;

→ Kryen të gjitha punët në kohë dhe në mënyrë të saktë;

→ Përgaditë raporte në baza ditore dhe javore/mujore, sipas kërkesës së Menaxheres së saj;

→ Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, shkrimeve, dokumenteve zyrtare etj;

→ Organizon konferenca, takime dhe rezervime udhëtimi për personelin e zyrës;

→ Shërben me pije musafirët në mungesë të mirëmbajtjes si dhe sipas kërkesës së udhëheqësit;

→ Harton, shkruan dhe shpërndan shënimet e takimeve dhe raportet;

→ Pranon lajmërimet e postës, materialet promovuese dhe informacione të tjera si dhe i dërgon tek personat kompetent;

→ Bën kopje të dokumentave dhe materialeve të tjera të shtypura;

→ Programon dhe konfirmon emërtimet për klientë, konsumatorët ose mbikqyrësit;

→ Koordinon konferencat dhe takimet;

→ Rendit dhe shpërndan furznizimet;

→ Mbikqyrë zyret, dhe siguron trajtim dhe orientim për stafin e ri;

→ Punon me pajisje të zyrës si: makina më faks, fotokopjues, sisteme telefonike, përpunim teksti, menaxhim të bazës së të dhënave dhe aplikacione të tjera;

→ Raporton tek Menaxherja e Burimeve Njerëzore së paku një herë në muaj:

→ Ruan oraret në kalendarin e ngjarjeve;

→ Nxjerr raportin e hyrjeve dhe daljeve të stafit në baza ditore si dhe e dërgon tek Menaxheri

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë shkollim të lartë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të njoh gjuhën Angleze;
  • Përvojë e ngjashme e punës do jetë përparësi.
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip;
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve;

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku,Recepsioniste/Asistente Administrative)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 13 Dhjetor 2021

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.