Vend i lirë pune – Përgjegjës për shitje

Pozita
Përgjegjës për shitje

 

Kompania
Bau Market sh.p.k.

 

Raporton
Menaxherit të shitjes

 

Lokacioni primar i punës
Miradi, Fushë Kosovë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë
• Arritja e targeteve të shitjes për sektorin përgjegjës sipas planit të buxhetimit si dhe përmirësimi i strukturës së shitjes;
• Planifikim të shitjes në periudha ditore javore dhe mujore, gjithashtu planifikim për muajin e ardhshëm me produkte adekuate të cilat potencialisht kërkohen nga blerësit, produkte të cilat ndërlidhen me kohën dhe natyrën e punës apo sezonën e punës;
• Përmirësimi i mëtutjeshëm i treguesve financiar indikator të performancës siç janë; marzha bruto dhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve komfor planit buxhetor financiar;
• Hulumtim mbi çmimet në sektorin përkatës bazuar në ofertat e konkurrencës dhe informatat nga blerësit dhe propozim për nivelizim çmimesh;
• Përqendrimi dhe rritja e fokusit të stafit në përmirësim të kujdesit dhe trajtimit ndaj klientëve në mënyrë që blerësit të blejnë përsëri prej kompanisë dhe gjithashtu të na referojnë edhe tek të tjerët;
• Menaxhim i kohës tek secili vartës në sektorin e tij se kur duhet kryer punët teknike siç janë porosia, barkodimi, ekspozimi dhe planifikim i kohës se kur duhet te jenë aktiv në shtije;
• Njohja e produkteve dhe specifikave të tyre dhe aftësimi i vazhdueshëm që këto njohuri mbi produktet ti prezantoj vazhdimisht si zgjidhje dhe përfitime për blerësit;
• Kontribuon në motivimin dhe inkurajimin e bashkëpunimit mes stafit brenda pikës ku operon gjithashtu edhe me njësit tjera shitëse te BM, bartë njohuritë profesionale dhe eksperiencën e fituar edhe tek stafi që është nën menaxhim të tij. Dhe gjithashtu bënë identifikimin e nevojave për staf të ri dhe zëvendësim të stafit aktual.
• Përgjegjës që detyrat e përgjithshme dhe ato specifike t’iu ipen njerëzve kompetent për kryerjen e tyre;
• Sigurohet se ekspozimi i produkteve është në nivelin e duhur dhe se stoku është duke u mbajtur në kushte optimale si në aspektin sasior po ashtu edhe në aspektin e sigurisë së tij;
• Përballim i menjëhershëm i problemeve dhe zgjidhja e tyre, bartje e problemeve tek menaxheri i pikës vetëm nëse janë të pa zgjidhshme nga niveli i tij;
• Përkrah idetë e stafit të marketingut dhe kontribuon në to duke propozuar çmime, produkte apo forma të ndryshme te prezantimit të tyre duke targetuar blerësat potencial;
• Për të gjitha pikat e lartcekura, ta ndërtojë një plan të punës se si do ti arrijë të gjitha dhe të raporton për secilën prej tyre, së paku një herë në muaj tek Menaxheri i pikës shitëse apo në nivele më të larta varësisht sipas kërkesës.
• Detyra tjera të cilat mund të paraqiten nga koha në kohë e që i caktohen Punëmarrësit nga Punëdhënësi, të cilat mund të ndryshojnë nga profili i kësaj pozite, si rezultat i vëllimit të punëve, nevojave të Punëdhënësit dhe kërkesave të tregut;
• Të kryej punën me syçelëti, kujdes, dhe shkathtësi të arsyeshme;
• Të veprojë me nder dhe korrektësi dhe në interesat më të mira të Punëdhënësit, duke shfaqur besnikëri ndaj dhe te Punëdhënësi, edhe në prani të palëve të treta;
• Të respektojë politikat e Punëdhënësit të cilat miratohen me shkrim, gjatë takimeve, apo në Website-in e Punëdhënësit, përfshirë por pa u kufizuar në politikat për shëndet dhe siguri, pastërti, shfrytëzim të telefonit /internetit, transaksione fiskale, udhëzime dhe shpenzime, kontakte me shtypin, konfliktin e interesave, dhuratat, shitjet dhe prokurimin, mbrojtjen e të dhënave, pronën intelektuale dhe punësimin e shkarkimin.

 

Njohuritë dhe Shkathtësitë
• Diplomë Universitare (Fakulteti Ekonomik);
• Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
• Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
• Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe në të shkruar (email).
• Njohje të mirë të gjuhës angleze (konsiderohet përparësi).
• Të jetë i fokusuar në detaje dhe i gatshëm të marrë iniciativë dhe përgjegjësi.
• Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
• Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
Të posedoj patente shofer. Kategoria B


Dokumentet e kërkuara

• CV në format Evropian
• Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
• Referencat e punës
Ju lusim që CV-të (me foto) që jua kemi kërkuar t’i dërgoni në emailin hr@altradeholding.eu të mos i dërgoni më shumë se një herë. Gjithashtu, në rubrikën “subject” të shënohet emri, mbiemri dhe pozita për të cilën konkurroni.
Praktika do të zgjasë tre muaj, pas çka do të bëhet vlerësimi i kandidatit për (mos) vazhdimin e marrëdhënieve të rregullta të punës.

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.

Vend i lirë pune – Analist i blerjeve

Pozita
Analist/e Blerjeve

Kompania
Bau Market Sh.p.k

Raporton
Menaxherit të Furnizimeve

Lokacioni primar i punës
Në zyret e Bau Market sh.p.k

Përshkrimi i vendit të punës:
– Detyrë parësore e analistit te blerjeve është të sigurohet së porositë e mallrave po bëhen me kohë, po bëhen tek furnitori i duhur, sipas kushteve te specifikuara kontraktuale dhe duke minimizuar kostot.
Informohet dhe bënë analiza mbi ecurinë e shitjeve dhe stoqeve te sektorit përkatës, bënë parashikime dhe hulumton për furnitor te rinj dhe produkte te reja apo produkte alternative.

Detyrat dhe përgjegjësitë

• Komunikon aktivisht me departamentin e shitjes dhe identifikon nevojat e kompanisë për furnizimin;
• Përpilon planin vjetor të furnizimit (importe dhe vendore) si në aspektin kohor po ashtu edhe atë financiar. Rishikon planin minimalisht në baza tremujore;
• Hulumton tregun, analizon çmimet dhe kostot përcjellëse të blerjes (transporti, taksat etj)
• Negocion çmimet dhe kushtet tjera të blerjes sipas politikave të kompanisë;
• Kujdeset që vendosja e çmimeve të jetë në kuadër të marzhave të lejuara;
• Jep porosi për blerje dhe kujdeset që ekzekutimi i saj të bëhet në kohën e duhur;
• Ndërton raporte dhe ruan ato me furnitorët dhe palët tjera relevante;
• Kujdeset që afatet e pagesave po respektohen;
• Sigurohet që të gjitha kushtet kontraktuale po respektohen nga të dyja palët;
• Mirëmban kartelat e furnitorëve dhe raporton për to në baza periodike;
• Raporton tek menaxheri I blerjeve/furnizimit në baza periodike;
• Kryen punë (me kërkesë të udhëheqësit) tjera që nuk janë specifikuar këtu por që mbesin në domenin e departamentit të blerjeve/furnizimeve.

Njohuritë dhe Shkathtësitë

• Diplomë Universitare (Menaxhim Biznesi, Ekonomik);
• Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
• Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
• Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur) njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
• Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
• Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
• Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
• Të posedoj patente shofer. Kategoraia B

Dokumentet e kërkuara
• CV në format Evropian
• Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
• Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 29.10.2018.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.

Vend i lirë pune – Teknik

Pozita: Teknik

Kompania: Al Trade Holding L.L.C.

Raporton: Menaxherit të projekteve

Lokacioni primar i punës: Aeroport

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmon në udhëheqjen e punishtes;
  • Kujdeset për material dhe furnizime në mungesë të furnizuesit;
  • Bënë mbikëqyrjen e punëtoreve, mëditjet e tyre dhe kujdeset për materialet e nevojshme;
  • Bënë organizimin e makinerive në teren;
  • Është përgjegjës për realizimin e punëve në teren;
  • Raporton tek menaxheri i projektit për mbarëvajtjen e punëve në teren;
  • Mban shënime dhe pranon materialet që vijnë në punishte;
  • Kryen e punë tjera sipas nevojës dhe natyrës së punës që e zhvillon kompania.

 

Njohurite dhe Shkathtësitë:

  • Të ketë minimalisht 4 vite përvojë në punë të ngjashme;
  • Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze ose Turke;
  • Të ketë njohuri në punët e infrastrukturës;
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të posedoj patente shofer. Kategoraia B

 

Dokumentet e kërkuara:

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

 

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 19.10.2018.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.

 

Vend i lirë pune – Asistent i/e Financave

Pozita: Asistent i/e Financave

Kompania: Mineral L.L.C

Raporton: Shefit te financave / Drejtorit Menaxhues

Lokacioni primar i punës: Çikatovë e vjetër – Drenas

 

Përshkrimi i vendit të punës:

Detyrë parësore e asistenit/s së financave është të regjistroj transaksionet kobtabël më saktesi, të sigurohet që transaksionet financiare janë në rregull, të përgatis raporte në baza ditore dhe mujore.

Informohet dhe analizon rreth procesit të prodhimit, shitjeve dhe stoqeve.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Regjistrimi I arkës në sistem;
  • Regjistrimi I bankave në sistem;
  • Regjistrimi I shitjeve ditore dhe mbylljet mujore të shitjeve;
  • Regjistrimin e shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, kthimeve të shitjeve, notave kreditore, notave debitore, parapagimeve, tjera;
  • Regjistrimin e mjeteve themelore, mbajtja e regjistrimit dhe përcjellja e zhvlerësimit sipas politikave te kompanisë;
  • Kontrollimi I arkës, bankës në sistem dhe përgatitja e raporteve mujore;
  • Përcjellja e gjendjes së stokut dhe përgatitja e prodhimit ne baza ditore;
  • Përgatitja e raportit ditor dhe mujor sipas formatit të përcaktuar;
  • Përcjellja e kartelave dhe barazimi me klient dhe furnitorë;
  • Të mbaj evidenca të veçanta për transaksionet në mes të Mineral LLC dhe palëve të lidhura;
  • Të kontrolloj regjistrimet që bëhen për prodhimin, faturat blerëse dhe faturat shitëse;
  • Të sigurohet se të gjitha fletë dërgesat e lëshuara janë mbyllur në muajin përkatës me fatura;
  • Të kontrolloj gjendjen e blerësve dhe mbajë të dhëna të përditësuara në lidhje me blerës;
  • Të fajlloj te gjitha faturat dhe dokumentet përkatëse sipas renditjes kronologjike;
  • Të mbajë kontakte direkte me konsulentët e jashtëm ashtu që të konsultohet në lidhje me trajtimet e ndryshme kontabël dhe taksat;
  • Kryen pune dhe detyra të fushës përkatëse sipas kërkesës së menaxhmentit.

 

Njohurite dhe Shkathtësitë

  • Diplomë Universitare Fakulteti Ekonomik drejtimi Financa, Kontabilitet;
  • Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
  • Përsonat që kanë certifikate e Teknik i Kontabilitetit nga SCAAK apo organizata te ngjajshme do të kenë përparsi
  • Të këtë njohuri ne kontabilitetin e kostos në kompani prodhuese
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
  • Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur), njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
  • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të posedoj patente shofer. Kategoraia B

 

Dokumentet e kërkuara

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

 

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.

 

Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 17.10.2018.

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.

Bau Market me aksion vjeshte

Si çdo muaj, edhe kësaj here Bau Market ka përgaditur ofertë të veçantë për të gjithë. Duke qenë ndër të paktat kompani në vend që ofron të gjitha në një vend, në këtë ofertë do të gjeni produktet nga të gjitha kategoritë, për shtëpinë dhe punën tuaj. Pastroni oborrin tuaj më fryrëse / thithëse për gjethe me çmim prej 41 euro, dhe përgatituni për dimër me sharrën motorrike që kushton vetëm 114 euro.

Shfleto ofertën online, për ti parë produktet nga sektori i veglave të punës, elektrikës, pajisjeve shtëpiake, materialeve meremetuese dhe të ndërtimit, duke ndjekur këtë link: https://goo.gl/AmtuW2

ZBRITJE SEZONALE ⬇️

Java e marakliveNga data 1 deri me 7 tetor 2018Shfleto online:https://goo.gl/E4hCun#baushembull #baumarket

Gepostet von Bau Market am Freitag, 28. September 2018