Vend i lirë pune – Menaxher për Buxhet, Thesar dhe Kontrollë të Brendshme.

“Bau Holding” L.L.C si kompani lidere në ndërtim, patundshmëri, konsulencë inxhinierike dhe zhvillim projekteshe, është në proces të vazhdueshëm të rritjes së numrit të të punësuarve.

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 1 (Një) punëtori/e në pozitën e punës: Menaxher për Buxhet, Thesar dhe Kontrollë të Brendshme.

͏͏

Përshkrimi i vendit të punës:

“Bau Holding” L.L.C është duke kërkuar kandidatë serioz, me energji pozitive, të gatshëm t’i bashkangjiten një ekipi të profesionalizuar.

Kandidatët duhet të kenë të përfunduar ndonjë nga fakultetet me bazë nga lëndët ekonomike, financiare ose menaxhuese, të kenë njohuri të avancuara në përdorimin e paketës së Microsoft Office, njohuri të gjuhës angleze, dhe eksperiencë pune në departamentin e financave.

Pozita e punës raporton drejtëpërdrejtë tek CFO dhe CEO i kompanisë, duke mos neglizhuar çdo pozitë tjetër me të cilën do të krijohen rrethanat për bashkëpunim.

Vendi i punës do të jetë në Prishtinë, dhe kushtet tjera të punës janë në përputhje me Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Përgjegjës për raportime dhe kontrollime financiare;

→ Përgjegjës për të mbajtur kontakte me instiucione financiare;

→ Të informoj periodikisht CEO-në dhe CFO-në, jo më pak së një herë në muaj për të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë.

→ Detyra tjera të cilat mund të paraqiten nga koha në kohë e që i caktohen Punëmarrësit nga Punëdhënësi, të cilat mund të ndryshojnë nga profili i kësaj pozite, si rezultat i vëllimit të punëve, nevojave të Punëdhënësit dhe kërkesave të tregut;

→ Të kryej punën me syçeltësi, kujdes dhe shkathtësi të arsyeshme;

→ Të veprojë me nder dhe korrektësi dhe në interest më të mira të Punëdhënësit, duke shfaqur besnikëri ndaj dhe të Punëdhënësi, edhe në prani të palëve të treta;

͏͏

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Menaxher për Buxhet, Thesar dhe Kontrollë të Brendshme)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 28 Shkurt 2022

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.

34 vende të lira pune – Bau Market

Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të tij dhe kjo kërkon edhe rritjen e numrit të punëtorëve.


Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 34 punëtorëve Shitës/Praktikant për te gjitha pikat tona të shitjes BAU MARKET


Pozita: Shitës/ Praktikant Sektori i Veglave të Punës

Tetë (8) vend i lirë pune.‬‬
Prishtinë (2); Prizren (1); Ferizaj (2 ); Komoran (1); Fushe Kosove (1); Podujevë (1)


Pozita: Shitës/ Praktikant Sektori i Meremetimit

Gjashtë (6) vend i lirë pune.
Prishtinë (1); Prizren (1); Ferizaj (2 ); Fushe Kosove (1); Podujevë (1)


Pozita: Shitës/ Praktikant Sektori i Ujësjellësit

Shtatë (7) vend i lirë pune.
Prishtinë (2); Prizren (1); Ferizaj (2 ); Fushe Kosove (1); Podujevë (1)


Pozita: Shitës/ Praktikant Sektori i Elekrikës

Shtatë (7) vend i lirë pune.

Prishtinë (2); Prizren (1); Ferizaj (2 ); Fushe Kosove (1); Podujevë (1)


Pozita: Shitës/ Praktikant Sektori i Paisjeve Shtëpijake

Gjashtë (6) vend i lirë pune.

Prishtinë (1); Prizren (1); Ferizaj (2 ); Fushe Kosove (1); Podujevë (1)


Përshkrimi i vendit të punës:

Shitës/ Praktikant në sektor është pozitë shumë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e shitësit është njohja e procesit të shitjes, njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është edhe menaxhimi i stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e targeteve;
→ Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të

     mallit në sektorin e tij;

→ Të njohë blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;

→ Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjejë zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofrojë  

     disa zgjidhje alternative;

→ Të kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;

→ Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;

→ Të ndajë përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj në avancimin e stafit të ri;
→ Të jetë gjithmonë i gatshëm të punojë edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
→ Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të

     “Bau Market”.


Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Shkollimi dhe trajnimet në fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.


Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Shitës sektori)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 25 Shkurt 2022

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.