Çeli pranvera për marakli!

Maraklia muajin Maj e nisë veç me produkte cilësore të BAU Marketit.

Pranvera ka çel për qejf sivjet, Bau Market ju prezenton ofertat e dedikuara pikërisht për këtë sezonë.

Si çdo muaj tjetër edhe këtë rradhë “Java e Maraklive” vjen me zbritje të artikujve të llojllojshme cilësore në të gjitha pikat e Bau Market. Të gjitha produktet tashmë mund ti bleni me Starcard deri në 12 këste me 0% interes.

Maraklitë e gjejnë vetën sepse ju janë ofruar pajisje të ndryshme, të përshtatshme për pranverë, e që secilit i duhen në shtëpi. Të gjitha këto me zbritje si psh: set kopshti me u ulë e shiju diellin e muhabetin me çmim prej 399.90€ në 299.90€ ,e tjetrën anë trampolinë për fëmije prej 85.00€ në 72.90€, tepison bari për terasë me super çmim për vetëm 3.70€, e shumë çka tjetër krejt me ZBRITJE.

Për maraklitë që po pyesin se ku mund t’i gjejnë të gjitha këto produkte na vizitoni në pikat tona nga data 29 Prill deri më 06 Maj.

Çmimet me zbritje aplikohen vetëm me BAU CARD andaj ju ftojmë që të anëtarësoheni në kartelën e zbritjes BAUCARD që të përfitoni maksimalisht

Shfleto ofertën online për ti parë produktet tjera të shumta në zbritje:
Kliko ketu PDF fletushka ( http://bit.ly/pranverenebau )


Ju mirëpresim!

Vend i lirë pune – Agjent i Shitjes – BAUDEPO Shitje me shumicë

“Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të rrjetit të pikave shitëse dhe numrit të punëtorëve.
Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e një punëtori për pikën tonë të shitjes me shumicë në Miradi të Epërme.

Një vend i lirë pune:
Pozita:
Agjent i Shitjes – BAUDEPO Shitje me shumicë
Sektori professional –
Elektrikë

Përshkrimi i vendit të punës:

Shitës në sektor është pozitë shumë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e shitësit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Të kontriboj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e targeteve;
→ Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;

→ Të njohë blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;

→ Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjejë zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofrojë disa zgjidhje alternative;

→ Të kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;

→ Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;

→ Të ndajë përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj në avancimin e stafit të ri;
→ Të jetë gjithmonë i gatshëm të punojë edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
→ Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të “Bau Market”.

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Shitës sektori)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 30 Prill 2021

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.

3 vende të lira pune

Bau Market është kompani lider i shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake.

 

Titulli:
Bau Market shpall konkurs për 3 vende të lira pune “Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)”

 

Pozita 1
Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)
Profesioni: Inxhinier i elektros
Sektori: Eklektikë, automatike dhe pajisje elektronike

 

Pozita 2
Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)
Profesioni: Inxhinier i makinerisë
Sektori: Ujësjellës, Kanalizim, Ngrohje, Ventillim dhe Klimatizim

 

Pozita 3
Specialist teknik i produktit / Technical product specialist (TPS)
Profesioni: Arkitekt/Ndërtimtar
Sektori: Ndërtim / Meremetim

 

Kompania: Bau Market Sh.p.k
Raporton: Menaxherit të logjistikës
Departamenti: Mbështetja teknike e produktit
Lokacioni: Prishtinë

 

Përshkrimi i vendit të punës:
Specialisti teknik i produktit (TPS) është pozitë në shërbim të shitjes në radhë të pare, duke i ndihmuar atyre në kuptimin sa më të mirë të specifikave teknike te produktit dhe duke i mbështetur gjatë takimeve me blerës. Po ashtu TPS këshillon dhe ndihmon blerësit që të bëjnë zgjidhjen e duhur konform kërkesave te tyre specifike. Në të njëjtën kohë TPS mbështet dhe këshillon departamentin e blerjes që të përzgjedhin produktet adekuate, konform kërkesave te tregut, dhe kërkesave strategjike te zhvillimit te Bau Market.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Njohuri specifike për produktet ne sektorin përkatës;
• Njohuri teorike dhe praktike për aplikimin e produktit;
• Demonstrim praktik dhe teorik se si një produkt i plotëson nevojat e klientit;
• Mbështet sektorin e shitjeve gjate takimeve me klientë;
• Jep informata dhe mbështet shitjen me pakicë që të përfitojnë njohuritë teknike te produktit
• Mbështet departamentin e blerjes për marrjen e vendimeve për produkte te reja
• Ofron shërbime ndaj klientëve pas shitjes ne mbështetje te produkteve;
• Punon me klientët ekzistues qe te ju ndihmoj te përfitojnë me shume nga produktet qe kane blere;
• Demonstrim i produkteve, shërbimeve ne forme trajnimi ndaj shitëseve, ekipeve punuese profesionale dhe kompanive investuese;
• Mban trajnime te rregullta me shitësit dhe i informon ata për veçoritë teknike te produktit
• Ndjek trajnime rreth produkteve aktualë dhe produkteve te reja ;
• Analizon produktet aktuale dhe propozon produkte te reja ne sektorin e blerjes;

 

Njohuritë dhe shkathtësitë:
• Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;
• Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
• Te ketë shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante;
• Njohja e gjuhës angleze në nivel të avancuar është obligative (njohja e gjuhëve tjera është përparësi);
• Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
• Të jetë i aftë të punoj në ekip
• Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
• Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

 

Dokumentet e kërkuara
• CV në format Evropian
• Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
• Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara.

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën hr@bau-holding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 30 prill 2021.

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.

Bau i kursyeshëm, ti marakli i kopshtit!

Erdhi sezona e preferuar e maraklive të kopshtit e në këtë rast duhet me i qëndru besnik buxhetit ku mundemi me e bo ma të mirën e mos me shpenzu shumë.

Kopshtit nuk i duhen investime të majme por i duhet vullnet, pasion e disa pajisje elementare që me lulëzu.

BAU si çdo muaj ju prezenton javën e maraklive ku ofrohen pajisje cilësore e të ndryshme për maraklitë në bazë të nevojës sezonale me ZBRITJE. Të gjitha produktet tashmë mund ti bleni me Starcard deri në 12 këste me 0% interes.

Java e maraklive në Bau Market fillon nga data 05 deri më 11 Prill. Mund të gjeni disa prej pajisjeve që ju hynë në punë për rregullimin e kopshtit si: set gypi për ujitje, rrethojë kopshti, set ulëse për kopsht, luhatëse etj . me super çmime.

Bau Marakli jepi një rifreskim shtëpisë tuaj me dollap për banjo për vetëm 109.90 Euro dhe ngjyrë isomat për vetëm 12.50 Euro. Rregulloje kopshtin me rrethojë për kopsht për vetëm 8.90 Euro.

Çmimet me zbritje aplikohen vetëm me BAU CARD andaj ju ftojmë që të anëtarësoheni në kartelën e zbritjes BAUCARD që të përfitoni maksimalisht.


Shfleto ofertën online për ti parë produktet tjera të shumta në zbritje:
bit.ly/bauikursyeshem

Ju mirëpresim!